Flash News

KRYESORE

Karburantet/ Shtohet një taksë e re në xhepat e shqiptarëve, ja sa do të paguajnë për litër

Karburantet/ Shtohet një taksë e re në xhepat e shqiptarëve,

Një taksë tjetër e karburantit pritet të rëndojë akoma në xhepat e shqiptarëve. Sipas ish deputetes së Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku, qeveria do të japë me PPP pompat e karburantit, si dhe do të krijojë një agjenci për rezervën e sigurisë për karburantin.

Ulqinaku deklaroi se PPP-ja e pompave të karburantit është nje projekt mafioz nisur nga qeveria në shtatorin 2018, të cilën, sipas saj, Partia Demokratike e ka denoncuar me kohë.

“Aq i madh ishte abuzimi saqë vetë pjesëmarrësit në këtë koncesion e dërguan çështjen në gjykatë. Shkeljet nga ana e ministrisë ne favor të kompanisë NOA qenë të qarta”, deklaron ish deputetja e PD-së.

Sipas saj, gjykata e ka marrë një vendim, por qeveria vazhdon ta refuzojë atë dhe është e vendosur për të vënë edhe një taksë tjetër, që ajo e quan taksa NOA.

“Gjykata ka marrë një vendim, qeveria vazhdon të refuzojë vendimin. Ajo ka vendosur t’i ngarkojë shqiptarët me një taksë të re tek nafta, taksën NOA”, thotë Ulqinaku.

Ajo theksoi se kryeministri Rama ka hartuar edhe një projektligj abuziv.

“I shkruar në ish ministrinë e Gjiknurit dhe shpalosur nga ministrja Balluku, Rama ka vendosur të krijojë një agjensi sigurimi të karburantit. Paratë natyrisht për këtë projekt do të dalin nga xhepat e shqiptarëve”, theksoi Ulqinaku, duke shtuar se sipas të dhënave nga bizneset, pritet që produkti i naftës të shtrenjtohet minimalisht me 20 lekë për litër.

“Tabela e Global Oil Price, referenca për çmimet e naftës në botë, na rëndit fill pas Gjermanisë për çmimin e naftës. Sipas saj shqiptarët paguajnë 1.45 euro/litër kurse Gjermania paguan 1.46 euro/litër.

Nderkohe ne renditjen boterore ku jane marre 164 shtete dhe Shqiperia eshte e 145 dhe ben pjese te grupi i vendeve te varfera me cmimet me te larta. Shqipëria ben pjese te grupi I 35 vendeve qe e kane cmimin 1,5-2 usd (te gjitha te tjerat jane vende me gdp te larte per fryme dhe Shqipëria eshte e vetmja me keto te ardhura dhe kete cmim). Ka vetem një vend me të shtrenjte se grupi jone qe eshte Hong Kongu!

Çmenduria e çmimeve të larta vjen si pasojë e taksave të larta. Sot çmimi i naftës në treg është 64% taksa . Paguajmë më shtrenjtë se çdo vend i rajonit karburantin jo sepse Shqipëria sepse qeveritarët janë hajdutë dhe miq të hajdutërisë dhe oligarkëve”, deklaroi ish deputetja e PD-së, Izmira Ulqinaku.

Të fundit