All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Karpushin: Rusi-Shqipëri, bashkëpunimi ekonomik dhe politik inekzistent. Akti jomiqësor i Tiranës

Karpushin: Rusi-Shqipëri, bashkëpunimi ekonomik dhe politik
All - Paragraf - 1

Ambasadori rus në Tiranë, Karpushin, e konsideron si lëvizje jomiqësore, që i ka dëmtuar marrdhëniet mes dy vendeve, dëbimin e dy diplomatëve rusë nga Tirana. Ai pranoi, në një intervistë për gazetën Albanian Daily News, se marrdhëniet janë pa probleme, por se bashkëpunimi ekonomik është në vendnumëro dhe se kontaktet politike janë shumë të ulëta. Karpushin shpreson se gjatë vizitës së Komisionit Ndërqeveritar në Moskë këtë dhjetor gjërat mund të përmirësohen.

All - Paragraf - 3

Mjafton përmendja që ai vetë i bën emrit që do të drejtojë këtë delegacion, zv-ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Albana Shkurta, për të kuptuar se kontaktet politike dhe ekonomike vazhdojnë të jenë të nivelit të ulët.

  Tha Ambasadori Karpushin:

Marrdhëniet tona janë  normale në përgjithësi.

Nuk kemi probleme bilaterale, apo çështje të pazgjidhura.

Bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik, për fat të keq, është në stanjacion dhe kontaktet politike janë në nivel ekstremisht të ulët.

Një goditje serioze marrdhënieve tona ia dha dëbimi i pa bazë i dy diplomatëve rusë nga Tirana në pranverë të këtij viti. Ne i ndjejme ende pasojat e këtij hapi jo miqësor.

Të fundit