Flash News

KRYESORE

“Karrierë pa asnjë njollë”, del fotoja kompromentuese e Zef Mazit krah diktatorit: Integrim në BE me njerëzit e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve, Nebil Çika ka reaguar pas prezantimit të Zef Mazit nga kryeministri Rama si kryenegociator të Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

Përmes një postimi në rrjetet sociale të shoqëruar me një foto të Zef Mazit në krahë të Ramiz Alisë , Çika ka hedhur akuza ndaj Ramës, duke theksuar se me vendimin e tij po rikthen në nivele të larta drejtuese të ish-zyrtarët e lartë të sistemit komunist.

Kujtojmë se, ditën e djeshme në prezantimin e tij, Rama e ka cilëzuar Mazi-n si një ‘personaliteti pa të sharë’ , diplomat karriere dhe njeri që pranohet nga dy krahët politik për përvojën e tij.

“Rilindja komuniste ! Integrim ne BE ne me njerëzit e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

Rama beri edhe një akt tjetër në aksionin e tij për rikthimin ne nivele te lart te pushtetit të drejtuesve e zyrtareve te lartë të diktaturës komuniste. Ai emëroi si kryenegociator me BE, Zef Mazin një prej njerëzve te afërt te diktatorit të fundit komunist Ramiz Alia . Integrimi euroatlantik është ëndrra dhe sakrifica e mijëra shqiptareve te vrare e persekutuar nga diktatura te cilës Mazi i shërbeu me devotshmëri. Në kohën ku miliona shqiptar u ngritën kundër diktaturës se Rmiz Alisë me thirrjen :“ E duam Shqipërinë si gjithë Evropa “ ky kryenegociatori i rilindjes komuniste ishte ne krahun djathte i diktatorit . Pastaj ankohen pse Shqipëria është e fundit një procesin e integrimit ne BE . Nuk mund te vini ne Evropë me njerëzit që qe e rrethuan Shqipërinë me tela me gjema e masakruan çdo gjë perëndimore ne ketë vend .

Nuk mund të mos e vëmë re edhe "shkëlqimin" e opozitës me heshtjen e sajë përballe këtij akti te radhës e te turpshëm te Ramës!”, shkruan Çika.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lexo edhe: https://politiko.al/nuk-ka-asnje-njolle-rama-prezanton-kryenegociatorin-ne-be-e-kam-majtas-por-eshte-me-shume-se-nje-diplomat/

Lexo edhe: https://politiko.al/kush-eshte-zef-mazi-kryenegociatori-i-shqiperise-dhe-personaliteti-pa-te-share-ish-kandidat-per-president/

https://politiko.al/kush-eshte-zef-mazi-kryenegociatori-i-shqiperise-dhe-personaliteti-pa-te-share-ish-kandidat-per-president/

Të fundit