Flash News

KRYESORE

Karrige, frigorifer... Pas vdekjes, nxirren jashtë orenditë nga shtëpia e Nexhmije Hoxhës, objekti i fundit që pengoi Unazën e Re

Nxirren jashtë orenditë shtëpiake në banesën ku jetoi deri në fund të jetës së saj, Nexhmije Hoxha, gruaja e ish diktatorit Enver Hoxha.

Ajo ndërroi jetë në 26 shkurt të këtij viti, ndërsa shtëpia e saj dy katëshe, e ndërtuar që në kohën e komunizmit, ishte e vetmja godinë që qëndronte në këmbë duke u bërë kështu pengesë për projektin e Unazës së Re, në zonën e sheshit ‘Shqiponja’.

Siç duket nga këto imazhe, punonjës të IKMT dhe bashkisë kanë nxjerrë orenditë e shtëpisë së Nexhmije Hoxhës, si karrige, një frigorifer, komodina etj., për t'i hapur rrugë projektit.

Të fundit