Flash News

KRYESORE

‘Karta e Studentit’, ish-zv.ministri i Arsimit: Shpikje alla shqiptare, godet Universitetin dhe mashtron rininë

‘Karta e Studentit’, ish-zv.ministri i Arsimit: Shpikje alla

Ish- zv. ministri i Arsimit, Taulant Muka ka reaguar pas prezantimit të ‘Kartës së Studentit’ nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Muka ka thënë se kjo është një shpikje alla shqiptare që sërish godet universitetin dhe mashtron rininë.

“Një pyetje për Ministren e Arsimit dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës: Kartën e studentetit kur ishit studentë në Kanada, Gjermani dhe Amerikë, bashkia apo universiteti jua dha? Jam i sigurtë që ka qenë Universiteti! Kudo ku kam qenë me studime, në Bolonja, Universitetin Erasmus apo Harvard, kartën e studentit e kam marrë nga Universiteti.

Karta që propozuat sot është një shpikje alla shqiptare që sërish godet universitetin dhe mashtron rininë! Të gjitha hapat e nxituara si kjo e sotmja në funksion të fushatës elektorale janë kosto që rëndojnë mbi taksapaguesit shqiptarë”, shkruan Taulant Muka në Facebook.

Të fundit