Flash News

KRYESORE

Kastrioti Islami vetëpërjashtohet si kandidat për kryeministër i një qeverie tranzitore

Kastrioti Islami vetëpërjashtohet si kandidat për

Emri i Kastriot Islamit ka qarkulluar së fundmi në korridoret e politikës si një kandidat për kryeministër të një qeverie tranzitore, si mundesia e vetme per te zgjidhur ngerçin politik. Vetë ish-deputeti i PS dhe i PD thotë “nuk mendoj se përputhet me qasjen time”, ndërsa zgjidhja e krizës i duket ende e largët.

“Nuk mendoj se përputhet me qasjen time. Nuk mendoj se është momenti. Jemi shumë larg një mjedisi që do sillte zgjidhjen e një krize. Qasja për zgjidhjen e krizës, për të shkuar te qeveria teknike, duke hedhur apo testuar emra për kryeministër, nuk mendoj se është rruga e duhur. Nuk mendoj se nxjerrja e emrave është efikase, apo serioze”, u shpreh ai ne emisionin 'Top Talk'.

Opozita duket e vendosur të mos bëhet pjesë e zgjedhjeve lokale pa dorëheqjen e Edi Ramës, që konsiderohet si rrezik për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ata bazohen te precedentët e zgjedhjeve të kaluara të përgjithshme, ku përgjimet telefonike tregonin bashkëpunimin e disa eksponentëve të lartë të mazhorancës me anëtar të grupeve kriminale në Durrës, Lezhe apo Dibër.

Të fundit