Flash News

KRYESORE

Kastro Zizo akuzon hapur Sinanin, Bleron dhe Genta Ismailin për plagjiaturë

Kastro Zizo akuzon hapur Sinanin, Bleron dhe Genta Ismailin për

Mbrëmjen e djeshme ka nisur emisioni më i ri i drejtuar nga Kastro Zizo: “Late Night Show”, i cili transmetohet në “Ora News”.

Duke marrë shkas nga emri i emisionit dhe akuzat për kopjim ose plagjiaturë, Kastro e nisi  emisionin me sulm ndaj këtij fenomeni të përhapur në vendin tonë, sidomos në muzikë.

“Kemi muzikën tallava që jo vetëm është kopjuar këtu tek ne, por është kopjuar keq. Dhe tallavanë nuk kanë ditur ta kopjojnë siç duhet. Kam dhe shembuj. Kam Genta Ismajlin, sa e bukur, sa seksi, sa e dëlirë”.

Kështu ka thënë Kastro, pasuar menjëherë me një insert të shkurtër këngësh ku ballafaqon Gentën me këngëtarën Viki Narkuvice. Këngët e tyre duket dukshëm që janë identike.

Kastro ka vënë nën shënjestër edhe këngëtarë të tjerë si Sinan Hoxhën dhe Bleron, për të cilët shprehet se “nuk dihet se kush ka kopjuar kë”.

Të fundit