Flash News

KRYESORE

Kastro Zizo flet për sherrin me këngëtaren e njohur: I kam bërë ‘block’ në Instagram, fajin e ka Ardit Gjebrea

Kastro Zizo flet për sherrin me këngëtaren e njohur: I kam

Artisti Kastro Zizo, emri i vërtetë i të cilit është Klevis Bega, njihet për temperamentin e tij shpërthyes, kritik i drejtpërdrejtë dhe që nuk u përton edhe përplasjeve publike.

Në një lidhje telefonike me moderatorin Ermal Peçi në programin “Një kat më lart’, ku ishte e ftuar Xhesika Polo, Kastro ka folur për sherrin që ka patur me këngëtaren te ‘Kunga Magjike’.

“I kam bërë block në Instagram pas ‘Kënga Magjikë’. Ajo është shumë e mirë, i njoh edhe familjen. S’ka faj Xhesin, fajin e ka Ardit Gjebrea’”, u shpreh Zizo.

I pyetur nëse do ia hiqte ‘block-un’ nga Instagram, ai u shpreh: Po patjetër, do ia heq. Madje do t'i bëj edhe një koment ‘o zemra ime e vogël’ direkt”.

Ky moment është pritur me të qeshura në studio nga Xhesika dhe moderatori Peçi.

Të fundit