Flash News

KRYESORE

Kastro Zizo i penduar: Po t’i them këto fjalë tani që s’je më, më fal

Këngëtari i njohur Kastro Zizo, është i shprehur i penduar nëpërmjet një dedikimi që i ka bërë nënës së tij të ndjerë, sot në ditën e lindjes së saj.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Kastro  kujton nënën e tij duke theksuar se mungesa e saj e ka dobësuar shumë si njeri.

“Nuk mundesha të shkruaja 2 fjalë për ty nënë…kujtimi, pendimi, dhimbja e madhe që kam nga mungesa jote më bën të ndihem i huaj dhe i vogël ndaj kësaj që e quajmë jetë. Dje do ishe 60 vjeç…dhe ti kurrë si “kape”! Ndoshta nga mirësia dhe pastërtia e madhe që kishe në shpirt, ndoshta nga përkujdesja që kishe ndaj meje, motrës, babit dhe gjithë nipërve e mbesave të tua ti ike shpejt, se shpejt të kërkonin aty ku je. Me lot në sy të kujtoj çdo ditë dhe ky djali i “fort” lëngon si të ishte fëmijë mungesën tënde. Mbase s’do bëhem ai që doje…por në çdo sekondë do të mbaj në shpirt. Më mungon shumë mam. Dhe dy fjalë ti thashë…Tani, kur s’je më! Më fal”, ka shkruar këngëtari.

Kastro vazhdon ta përmendë nënën e tij dhe betejën që ajo ka humbur me sëmundjen e shekullit pothuajse në çdo dalje të tij publike.

Të fundit