Flash News

KRYESORE

Kastro Zizo rikthehet te LSI para zgjedhjeve? Foto që shton dyshimet

Kastro Zizo rikthehet te LSI para zgjedhjeve? Foto që shton dyshimet

Këngëtari Kastro Zizo ka qenë i angazhuar për një kohë të konsiderueshme me LSI-në, por një vit më parë ai njoftoi shkëputjen.

“Unë nuk vazhdoj me asnjë forcë politike. Vitin tjetër kandidoj si i pavarur në qarkun e Tiranës. Jam angazhuar për shumë vite me atë forcë politike dhe mbetem mik shumë i mirë i shumë ekponentëve që janë aty”, do shprehej Kastro gjatë emisionit “Thumb”.

Ndërkohë, Kastro ka publikuar sot një foto me deputeten e LSI, Monika Kryemadhi, ku shkruan: “O Monaaa!.... Liza ku është?!”

Ndonëse nuk ka një konfirmim, kjo foto shton dyshimet për një rikthim të Kastros te partia e vjetër e tij, duke harruar planet për kandidim në Tiranë si i pavarur.

Të fundit