Flash News

KRYESORE

Kastro Zizo shpall fejesën dhe fton miqtë, por në momentin e fundit anulon gjithçka dhe nuk shfaqet në festë

Kastro Zizo shpall fejesën dhe fton miqtë, por në momentin e

Ditën e djeshme, përmes një mesazhi në grup, kantautori Kastro Zizo njoftoi të gjithë miqtë, kolegët dhe mediat për fejesën e tij me një vajzë të quajtur Elma Sulejmani. Dreka e fejesës do të mbahej sot, por të ftuarit, miqtë e kantautorit kanë shkuar në resortin në periferi të Tiranës ku do të mbahej festa dhe nuk kanë gjetur aty as Kastron dhe as partneren e tij, raporton ‘Revista Who’.

Emra të njohur të ekranit dhe medias ishin prezentë sot aty dhe të gjithë mbetën të habitur nga ky veprim i Kastros. Lajmi se fejesa u anulua u bë i ditur nga kamarierët dhe menaxheri i restorantit. Se çfarë ka ndodhur, këtë do të na e thotë vetë Kastro, i cili duhet t’u japë shumë sqarime miqve dhe kolegëve të tij, pasi të hapë telefonin.

Të fundit