Flash News

KRYESORE

Katastrofë mjedisore, ngordhin qindra peshq nga gjuetia me lëndë plasëse e dinamit

Katastrofë mjedisore, ngordhin qindra peshq nga gjuetia me lëndë

Një katastrofë mjedisore është raportuar të ketë ndodhur në Xibrakë, në vendin e quajtur “Gjoli i Mukjes”.

 Ambientalisti Besmir Agalliu ka publikuar një foto, ku gjatë gjithë bregut të liqenit shihen peshq të ngordhur, një pamje aspak e zakontë dhe tronditëse për faunën e vendit tonë.

Në shpjegimin e tij, ambjentalisti thotë se sipas specialistëve, nuk bëhet fjalë për vrasje me dinamit apo lëndë kimike, por kjo situatë është shkaktuar si pasojë e asfiksisë që kanë pësuar peshqit për shkak të mungesës së oksigjenit në ujë. Nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë situatë kaotike.

Ky nuk është lajmi i parë që vjen nga dëmtimi i gjallesave në ujërat e ëmbël. Pak ditë më parë, një raport tregonte se ndërtimi i HEC-eve ka dëmtuar në përmasa të mëdha, rreth 70 % të faunës së vendit tonë.

 

Të fundit