Flash News

KRYESORE

Me katër deputetë, Behgjet Pacolli i merr Haradinajt dhe Veselit pesë ministri të rëndësishme

Me katër deputetë, Behgjet Pacolli i merr Haradinajt dhe Veselit

AKR e Behgjet Pacollit doli nga koalicioni me LDK-në për t’u bashkuar me koalicionin rival në zgjedhjet e fundit, PAN, që drejtohet nga Ramush Haradinaj. Katër deputetë që Pacolli fitoi në zgjedhjet e fundit parlamentare, i mjaftojnë PDK-së dhe AAK-së të formojnë qeverinë e re me kryeministër Haradinajn.

Por kjo marrëveshje me Pacollin u ka kushtuar shumë partive të tjera.

AKR do të drejtojë pesë ministri në qeverinë e re, me Behgjet Pacollin që merr personalisht në dorë diplomacinë kosovare, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Ndërkohë, PDK do ketë një zvkryeminisër dhe gjashtë ministri: Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Diasporës, Ministria e Kulturës dhe Ministrinë për Dialog.

AAK do të udhëheq në Ministrinë e Shëndetësisë, Infrastrukturës, Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK).

Nismës i takojnë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e Tregtisë dhe të Industrisë, si dhe Ministria e Punës dhe të Mirëqenies Sociale.

Ndërkaq, 2 ministri, atë për Kthim dhe Komunitete dhe atë për Administrimin e Pushtetit Lokal, do ta udhëheq Lista Serbe, derisa një ministri do t’i jepet minoriteteve tjera.

Të fundit