Flash News

KRYESORE

Katër ditë pas sulmit terrorist sërish alarm në Barcelonë, evakuohen metrotë, hekurudhat dhe dyqanet…

Katër ditë pas sulmit terrorist sërish alarm në

Vetëm 4 ditë pas sulmit terrorist në Barcelonë ku mbetën të vdekur 15 persona dhe mbi 120 të tjerë u plagosën një paketë e dyshimtë e vendosur në një autobus ka alarmuar qytetarët.

Menjëherë pas alarmit zona është rrethuar me shiritat e policisë, ndërkohë që janë evakuar metrotë, hekurudhat dhe dyqanet në Pl. Catalunya.

Por, një shef policie më vonë konfirmoi se incidenti ishte një alarm i rremë.

Incidenti vjen në një kohë tensionesh në rritje në Evropë pas sulmeve në Spanjë dhe Finlandë në ditët e fundit.

 

 

Të fundit