Flash News

KRYESORE

Katër emra të rinj i shtohen emisionit “Pop Culture” në Top Channel

Katër emra të rinj i shtohen emisionit “Pop Culture”
Në ekranin e Top Channel do të rikthehet emisioni “Pop Culture”, i cili do të startojë të shtunën në orën 15:40 dhe do të transmetohet në versionin maxi prej 160 minutash. Në këtë sezon të ri, dy prezantuesit e sezonit të kaluar, Dojna dhe Kelvi, vijnë sërish nën moderimin e këtij emisioni por edhe si bashkautorë. Gjithashtu emra të rinj i shtohen këtij  dhe bëhet fjalë për Andi Vrapin e Xhesi Mucajn. Por një tjetër risi është se në emision do shohim dhe dy prurje të tjera që janë dy qentë Buddy dhe Kiba. “Rikthehet Pop Culture këtë të shtunë në orën 15:40 në versionin maxi prej 160 minutash 😈 Super e emocionuar që këtë sezon vij si bashkëautore/prezantuese me Kelvi Kadilli. Skuadrës i shtohen Andi Vrapi dhe Xhesi Mucaj bashkë me Buddy & Kiba. Shihemi në ekran”, -shkruan Dojna në Instagram.

Të fundit