Flash News

KRYESORE

Katër grabitje në 24 orë, deputeti i PD: Siguria e bizneseve në nivelin më të ulët ndonjëherë

Katër grabitje në 24 orë, deputeti i PD: Siguria e bizneseve

Deputeti i PD, Bardh Spahia ka komentuar dy ngjarjet e orëve të fundit në vend, ku tre biznese dhe një shtëpi kanë rënë pre e grabitjeve.

Bëhet fjalë për grabitjen e argjendarisë në Lushnje dhe dy bizneseve të tjera dhe një shtëpie në Tepelenë.

Autorët në të dyja ngjarjet nuk janë identifikuar ende. Deputeti demokrat reagon se ngjarje të tilla tregojnë se siguria në vend është nivelin më të ulët ndonjëherë.

Reagimi:

Kater grabitje biznesesh mbremjen e kaluar ne vend, nje ne Lushnje e tre ne Tepelene. Keto te raportuara nga vete policia! Siguria ne vend eshte ne nivelin me te ulet ndonjehere! Behet fjale per goditje te bizneseve! Rastet qe nuk raportohen prej fillimit te vitit edhe me shqetesuese. Ndersa kryeministri vazhdon e ben shoë arritjesh ne ERTV- ne e vet! Ministri i brendshem hesht ndersa forca zbuluese e policise duket ka mbetur neper statistika! Edi Rama po e ben te pajetueshem kete vend, prandaj zgjidhja eshte revolte deri ne largimin e tij! #PerShqiperine#PerQytetaret

 

Kujtojmë se ditët e fundit kanë rënë pre e grabitjeve edhe disa bankomatë të bankave të nivelit të dytë, përmes thyerjeve.

Të fundit