Flash News

KRYESORE

Katër javë protesta, Macron tërhiqet dhe premton rritje të pagës minimale në Francë

Katër javë protesta, Macron tërhiqet dhe premton rritje të

Presidenti francez, Emmanuel Macron, në një deklaratë mbrëmjen e së hënës ka premtua rritje të pagës minimale dhe ulje taksash si përgjigje ndaj protestave.

Prej 4 javësh, Franca është përfshirë nga protesta të dhunshme kundër rritjes së karburanteve, e cila me pas u pasua me kerkesa per rritje pagash per shkak te kostos së lartë të jetesës.

Në një fjalim drejtuar qytetarëve, Macron u shpreh se zemërimi i protestuesve ishte i “thellëdhe në shumë mënyra i ligjshëm”. “Shumë qytetarë ishin të pakënaqur me kushtete jetesës dhe mendonin se nuk u dëgjuan. Unë e di që disa prej jush janë lënduar nga fjalët e mia”, tha Presidenti francez.

"Unë kam pergjegjesite e mia - mund t'ju kem dhënë idene se kam shqetësime dhe prioritete të tjera dhe unë e di se disa prej jush janë lënduar nga fjalët e mia," shtoi ai.

Në fund, Macron premtoi se paga minimale do të rritet me 100 euro nga viti 2019-të.

Të fundit