Flash News

KRYESORE

Katër kuksianë në burg, Spaho: Drejtësi gjysmake! Do vazhdojmë betejën me të gjitha format

Katër kuksianë në burg, Spaho: Drejtësi gjysmake! Do

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë të lirë 7 protestues, ndësa ka dhënë masën “arrest me burg” për 4 prej tyre.

Kreu  grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, në një prononcim për median është shprehur se do të vazhdojë betejën për lirimin e qytetarëve të tjerë të cilët, sipas tij, janë lënë në burg padrejtësisht.

“Kjo është një drejtësi gjysmake,.. është tërheqje për shkak të presionit të qytetarëve. Ne do të vazhdojmë betejën për lirimin e atyre që janë mbajtur në “arrest me burg”. Do të përdorim të gjitha format për lirimin e 4 kuksianëve të tjerë”, u shpreh Spaho teksa shtoi se do të përdorin të gjitha mjetet deri në lirimin e të gjithë qytetarëve.

Të fundit