Flash News

KRYESORE

Katër pedagogë të njohur: Protesta të tilla nuk dështojnë; konsensus mes studentëve dhe stafeve akademike

Katër pedagogë të njohur: Protesta të tilla nuk

Pedagogët Edlira Gjoni, Erion Kristo, Ervin Goci dhe Agim Baçi mbështesin vendimin e studentëve për të refuzuar ofertën e kryeministrit Rama, i cili propozoi zgjidhje me tetë pikat.

Unanimisht, ata shprehen në emisionin ‘Tempora’ në Ora News qëndrimet e Ramës janë një manovër për të larguar vëmendjen nga problemet e vërteta. “Topi vazhdon të ngelet në fushën e kryeministrit. Ai mendon se e ka gjuajtur me disa pika që i ka menduar ai. Nuk u kuptua asnjëherë se me kë i ka diskutuar këto pika, pavarësisht se e gjithë Partia Socialiste, e gjithë Rilindja i shpërndanë gjerësisht në Facebook”, tha Edlira Gjoni.

Po ashtu, ata mohojnë se ka pasur tentativa nga pedagogët për të rifilluar mesimin, siç është përfolur në disa media. “Ka një konsensus total midis pedagogëve dhe studentëve, pa përjashtim. Di që ka pasur një reaksion të studentëve. Unë jam kundër reagimeve të dhunshme. Kjo nuk është një luftë midis studentëve dhe pedagogëve”, sqaroi Ervin Goci.

Deklaratat e plota:

Edlira Gjoni: Topi vazhdon të ngelet në fushën e kryeministrit. Ai mendon se e ka gjuajtur me disa pika që i ka menduar ai. Nuk u kuptua asnjëherë se me kë i ka diskutuar këto pika, pavarësisht se e gjithë Partia Socialiste, e gjithë Rilindja i shpërndanë gjerësisht në Facebook. Pa dyshim nuk ishte i përbërë nga studentët dhe pedagogët. Ishte thjesht propagandë e radhës e Rilindjes. Paketa për Universitetin nuk adreson 8 pikat që kanë paraqitur studentët. Është thjesht një manovër e kryeministrit, sikundër u pasua me zëvendësimin e 7 ministrave, një shou mediatik që është po aq i pavlefshëm sa paketa për universitetin. Topi vazhdon të ngelet në anën e Edi Ramës.

Erion Kristo: Ka patur një ndriçim të një situate krejt të errët. U krijua ideja sikur ishte ushtruar dhunë nga studentët dhe kjo është shoqëruar me idenë e fikjes së protestë. Propagandë. Kryeministri bëri një lëvizje interesante. Me lekët që kishte brenda buxhetit zgjidhi çështjet e të gjithë studentëve. Ai ishte miratuar pa u krijuar situata.

Ose kryeministri ka aftësinë të shikojë larg në kohë ose këtu ka pasur kaq shumë lek për të vjedhur sa dalin lekë edhe për studentët. Kujt do t'i hiqen ato lekë që do t'u jepen këtyre. Këtë nuk e kam kuptuar. Qeveria nuk tregohet e sinqertë me studentët, pasi fut policinë, fut pedagogë që të prishin protestën. Punon aparatura. Këtej bën sikur është dashamirëse ndaj tej dhe andej punon. Ka dalë një vendim urgjent që ne do të dorëzojmë gjithë doktoraturat. Kush do t'i kontrollojë.

Ervin Goci: Ka një konsensus total midis pedagogëve dhe studentëve, pa përjashtim. Di që ka pasur një reaksion të studentëve. Unë jam kundër reagimeve të dhunshme. Kjo nuk është një luftë midis studentëve dhe pedagogëve. Ata pedagogë që fusin në mësim nuk bëjnë mirë sepse nuk e ndihmojnë dot këtë kauzë. Kjo kauzë është për të shpëtuar universitetin. Është një shans historik që mund të bëjmë një reformë reale. Mundet që kjo protestë me 3-4 masa mund të futet në një rrugë zgjidhje dhe mund të hapet një debat për ligjin e arsimit të lartë që për mua është katastrofë.

Agim Baçi: Ka disa etapa protesta. Që u agravua erdhi si pasojë e nënvlerësit nga kryeministri që i konsideroi si ngelës. Ishte një gabim. Protestat e studentëve përgjithësisht kështu kanë nisur për gjëra të vogla dhe për ironi të fatit, zakonisht nuk dështojnë. Për sa kohë auditoret janë bosh, problemi është. Është një protestë e gjitha që kërkon vëmendje. Protestat nuk kanë kokë. Nuk kanë përfaqësi dhe në momentin që kanë përfaqësi bëhen grup interesi të vogla. Kryeministri u gjet përballë dy sfidave, të një gjuhe që ka përdorur vetë në meme dhe përballë një sfide që ata nuk tërhiqen lehtë.

Të fundit