Flash News

KRYESORE

Katër postime në një minutë, Xhafaj sfidon opozitën, u përgjigjet mesazheve dhe hesht për arsyen e dorëheqjes

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nëpërmjet katër postimeve në Tëitter në një minutë, i është përgjigjur opozitës, ka falenderuar të gjithë ata persona që e mbështesin nëpërmjet mesazheve, por hesht për arsyen e vërtetë të dorëheqjes.

“Përbuz shpifjet e komentet neveritëse të kujtdo që s'mund të kuptojë dot se ka dhe njerëz në politikë që mund të jenë të lirë e vetvetja, në çfarë mendojnë e çfarë bëjnë. Ligësinë e pafytyrësinë e tyre thjesht e neveris me heshtjen time. Koha mbetet gjykatësi më i mirë për cilindo”, shkruan Xhafaj në statusin e parë.

Ndërsa  sfidon opozitën që tashmë që nuk është më ministër të provojnë akuzat ndaj tij. “Opozita me komentet për dorëheqjen time konfirmon edhe një herë degradimin e saj politik. Fatkeqësi për ata vete, por edhe për qytetarët. I sfidoj ata e cilindo, tanimë që nuk do të jem më Ministër të provojnë akuzat e bëra ndaj meje si Ministër”, shkruan më tej Xhafaj.

Ish ministri falenderon të gjithë mbështetësit për mesazhet inkurajuese duke shkruar: “Ju jam sinqerisht mirënjohës për këto mesazhe inkurajuese. I siguroj të gjithë se dorëheqja ime është tërësisht me vullnetin tim të lirë dhe e bazuar në principe dhe vlera njerëzore e institucionale. Ajo është tërësisht respekt për veten, e për këto standarde të shenjta për mua”.

Më tej i falenderon socialistët dhe partnerët me të cilët ka punuar gjatë kësaj periudhe.

Këto orë kam marrë me qindra sms vlerësimi e respekti për punën e bërë, nga qytetarë të vendit tim, por dhe miq e partnerë me të cilët punova. Një pjesë e madhe nga socialistë, që kam bërë rrugë të gjatë në jetën time. Shumica dërrmuese e mesazheve nga njerëz të panjohur prej meje”, shkruan Xhafaj.

Të fundit