Flash News

KRYESORE

Katër prioritetet e ushtrisë shqiptare, Edi Rama në samitin e NATO-s: Do rrisim shpenzimet

Katër prioritetet e ushtrisë shqiptare, Edi Rama në samitin e

Kryeministri Edi Rama ka folur në samitin e Shefave të Shtabe të vendeve anëtare të NATO-s, që po organizohet në Tiranë. Rama theksoi se Shqipëria do të rrisë shpenzimet në fushën e mbrojtjes, ndërsa tregoi edhe prioritetet për modernizimin e mëtejshëm të ushtrisë shqiptare.

“Pjesëmarrja jonë në këto misione (të NATO-s) nuk ka qenë një sfidë e lehtë për resurset e kufizuara të vendit. Megjithatë përmbushja e zotimeve tona, i programit ambicioz të modernizmit, do të shoqërohet edhe me rritjet progresive të shpenzimeve për mbrojtjen, ashtu sikundër, në vijmësi, Forcat tona të Armatosura do të jenë prezent në çdo front ku ato do të jenë të thirrura. Ne e dimë mirë se as nuk mundemi dhe as na kërkohet ndonjë kontribut vendimtar me kapacitete të rënda dhe komplekse. Kapacitetet e këmbësorisë, inteligjencës  dhe forcave speciale, do të jenë prioritetet tona për t’u zhvilluar në të ardhmen. Shqipëria do t’i kushtojë vëmendje kapaciteteve për të kontrolluar më mirë hapësirën e saj detare, por edhe atë ajrore”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri Rama kërkoi anëtarësimin në aleancë të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, si një kusht për një rajon të qetë dhe të sigurtë.

Mbahet për herë të parë Samiti i NATO-s në Tiranë, Meta: Pjesë e Aleancës edhe Kosova, Maqedonia dhe Bosnja

Të fundit