Flash News

KRYESORE

Katër punonjës rezultojnë pozitivë, mbyllet fasoneria në Tiranë

Katër punonjës rezultojnë pozitivë, mbyllet fasoneria

Një fasoneri ka mbyllur aktivitetin në Tiranë, pasi katër punonjës të saj rezultuan të prekur me covid-19.

Lajmi u bë i ditur nga specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja në një deklaratë për mediat.

“Që nga fillimi i pandemisë kemi katër persona që kanë punuar në fasoneri dhe kanë rezultuar me COVID-19 në Tiranë, ndaj është mbyllur një fasoneri në kryeqytet. ISHSH do të vijojë kontrollet”, tha Daja.

Raste të personave të infektuar me coronavirus në ambientet e fasonerive janë konfirmuar më herët edhe në Krujë.

Të fundit