Flash News

KRYESORE

Katër shfaqjet/ Çfarë ndodhi në zgjedhjet 1986-ës dhe se si ish-sekretari i OKB-së tentoi të fshehë krimet e luftës

Katër shfaqjet/ Çfarë ndodhi në zgjedhjet 1986-ës dhe

Katër dokumentarë nga kineastja e njohur austriake, Ruth Beckermann, do të shfaqen në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit. Kinematika Shqiptare dhe Ambasada Austriake sjellin katër shfaqjet nga e mirënjohura Backermann, e cila është dhe fituese e "Berlinales".

Me 30 shtator, në Kinemama Millenium do të shfaqet "WALDHEIM WALTZ", që dokumenton historinë e vërtetë të zgjedhjeve të vitit 1986, kur nazisti Kurt Ëaldheim, ish-sekretari i OKB-së, u përpoq të mbulojë krimet e tij të luftës.

Me 1 tetor Ruth Beckermann do të prezantojë dokumentarin fitues të Vjenales, "EAST OF WAR", në orën 21:00.  Ky film i fuqishëm u xhirua në muzeun ku ekspozoheshin krimet e luftës gjermane dhe Ruth intervistoi veteranët mbi ngjarjet që  mbajnë mend, dhe ato që i mohojnë.

Dy filma të tjerë do të shfaqen në Kinema Agimi, që do të prezantohen nga Ruth Beckermann. Në orën 19:00, Ruth do të ndajë me ne esenë emocionuese të 2013, THOSE WHO GO THOSE WHO STAY.  Dhe në orën 21:00, do të shfaqim rrugëtimin brilant të vitit 1983 në të kaluarën hebreje të kryeqytetit austriak, KTHIM NE VJENE.  Mes dy filmave, drejtorja e AQSHF-së, Znj. Iris Elezi, do të zhvillojë një master klasë me kineasten Ruth Beckermann.

Katër shfaqjet do të jepen falas duke i dhënë mundësinë kujtdo të ndjekë nga afër këto prodhime fantastike të cilat janë titruar edhe në gjuhën shqipe dhe në atë anglisht.

[video width="720" height="576" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/09/Trailer-Ruth.mp4"][/video]

Të fundit