Flash News

KRYESORE

Katër shqiptarë të arrestuar, mediat holandeze: Paratë e drogës qarkullojnë nëpërmjet një kompanie

Policia ka arrestuar tre burra dhe një grua të martën në një aksion kundër një bandës shqiptare të drogës. Policia dhe drejtësia ‘pushtuan’ dhjetra ndërtesa, kryesisht në zonën e Sittard dhe Geleen.

Mediat holandeze kanë raportuar për rastin, ndërsa shkruajnë se shqiptarët kontrollojnë tregjet e drogës.

“Policia arrestoi tre burra dhe një grua të martën në një aksion të madh kundër një bande shqiptare të drogës. Policia dhe njerëz të drejtësisë kanë pushtuar dhjetëra ndërtesa, kryesisht në zonën e Sittard dhe Geleen.

Të dyshuarit e arrestuar janë dy burra 40-vjeçarë me origjinë marokene, një burrë shqiptar (34 vjeç) dhe një grua 36-vjeçare. Shumica e të dyshuarve në këtë rast janë vendosur në Geleen. Kishte gjithashtu disa bastisje të martën nga policia. Agjentët arrestuan një belg, një maroken dhe një grua që po tentonte të shkonte duke mbartur drogë nga Belgjika në Gjermani”, thuhet në shkrim.

Operacioni i drogës u quajtur “Shqipëria”. Në artikull shkruhet se me dhjetëra shqiptarë që jetojnë në Holandë kanë si aktivitet të tyrin trafikun e drogës. Shqiptarët dyshohet se kanë përdorur një kompani që merret me transport për të paguar qiratë, në mënyrë që të mos zbuloheshin nga policia.

Të fundit