Flash News

KRYESORE

Katër shtete ballkanike kërkojnë organizimin e Kampionatit Europian 2028 dhe Botërorit 2030

Katër shtete ballkanike kërkojnë organizimin e Kampionatit

Për herë të parë në historinë e futbollit, një Kampionat Europian dhe Kupë bote mund të mbahen në Ballkan. Bullgaria, Greqia, Serbia dhe Rumania kanë hedhur kandidaturën për të organizuar kompeticionet e rëndësishme, të mbështetura nga qeveritë përkatësë.

Në pamje të parë duket e vështirë, për shkak të infrastrukturës së dobët në rajon, por për ministrin bullgar të sporteve, Krasen Kralev gjithçka është e mundshme.

"Kandidatura jonë është plotësisht reale, ne jemi të vetëdijshëm se duhet të plotësojmë një numër të kritereve të FIFA-s", ka thënë Kralev 51-vjeçar. "Por, më lejoni t'ua kujtoj se edhe Rusia nisi të ndërtonte infrastrukturën e nevojshme sportive pasi u zgjodh organizatore e Kupës së Botës të vitit 2018".

Kralev shtoi se Greqia do të modernizojë stadiumin olimpik, ndërsa Serbia planifikon të ndërtojë një stadium të ri me kapacitet prej 60 mijë vende.

Të fundit