Flash News

KRYESORE

Katër të vrarë në Kaliforninë e Veriut gjatë festimeve për Halloween

Katër të vrarë në Kaliforninë e Veriut gjatë
Festa e Halloween-it, traditë për Shtetet e Bashkuara nuk ka qenë aspak e qetë. Katër  persona janë vrarë e katër të tjerë janë plagosur Shefi i policisë Orinda David Cook i tha ‘East Bay Times’ se të shtënat u dëgjuan pranë një banese dhënë me qera. “Kur arritën oficerët ata gjetën një festë me më shumë se 100 njerëz të pranishëm. Fqinjët kujtuan fillimisht se ishin fishekzjarrë, por kur panë njerëzit të dalin me vrap nga shtëpia e kuptuan që ishin armë.” Sipas postimeve të mediave sociale, festa u reklamua që do të zhvillohej ditën e enjte. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe shkaku. Video nga vendi i ngjarjes tregon njerëz nëpër ambulanca ndërsa të tjerë që largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Të fundit