Flash News

KRYESORE

Katër vjet pasi vrau kushëririn në Tiranë, ekstradohet nga Londra 35-vjeçari nga Kukësi

Katër vjet pasi vrau kushëririn në Tiranë, ekstradohet nga

Është ekstraduar nga Londra një i kërkuar për vrasje në Tiranë.

Sipas policisë, Granit Shehu 35 vjeç nga Kukësi i dënuar me 16 vite burg për vrasje u kap në Londër, prej nga u krye edhe ekstradimi.

Ky person ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendim të formës së prerë më datë 03.10.2018 e ka dënuar me 16 vite burg për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”.

Kujtojmë se Shehu në vitin 2015 në Kamzë në Tiranë, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me mjete prerëse djalin e xhaxhait të tij, Milazim Shehun.

 

 

Të fundit