Flash News

KRYESORE

Katërfishohet numri i shqiptarëve të burgosur në Britani, shkak trafiku i drogës

Katërfishohet numri i shqiptarëve të burgosur në Britani,

Numri i shqiptarëve në burgjet e Britanisë së Madhe pothuajse është katërfishuar që prej vitit 2013-të. Media britanike ‘Mirror’ raporton se shkak për këtë rritje është bërë trafiku i kokainës.

Shifrat e Ministrisë së Drejtësisë nga 212 shqiptarë të burgosur në vitin 2013, ky numër është rritur në 760 në fund të vitit të kaluar. Ndërkohë që 433 prej shqiptarëve që ndodhen pas hekurave, janë arrestuar për shkak të trafikut të drogës.

Muajt e fundit mediat e Britanisë kanë publikuar disa artikuj që tregojnë se si shqiptarët kanë arritur të marrin në kontroll trafikun e kokainës në këtë shtet, duke ndikuar edhe në uljen e çmimit.

Të rinjtë shqiptarë që largohen drejt Britanisë së Madhe është gjithnjë e në rritje. Shumica e tyre largohen nga zonat më të varfra të vendit për shkak të mungesës së prespektivës, për të jetuar ‘në të zezë’ në Londër dhe qytete të tjera britanike.

Të fundit