Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Katsifas përçan edhe i vdekur. Parulla anti-shqiptare në paradën greke në Boston. Komuniteti, peticion kryebashkiakut
Kostandinos Katsifas, minoritari grek i vrarë nga policia shqiptare në Bularat në nëntor të viti të shkuar pasi qëlloi kundër forcave speciale, ka 'mbërritur' edhe në Boston të ShBA. Parada e Pavarësisë së Greqisë, zhvilluar në qytetin amerikan nga Federata e Shoqatave Helenike të Anglisë së Re, është kthyer në një demonstrim të ekstremizmit grek të frymëzuar nga Agimi i Artë.
Kjo paradë, e mbajtur më 7 prill, ka ndeshur në indinjatën e komunitetit shqiptar të Bostonit, i cili nën siglën e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Masaçusets, ka nënshkruar një peticion që, pasi të kapë 1 mijë firma do t'i dërgohet kryetarit të Bashkisë. Shoqata shqiptare shpreh shqetësimin për atë që ka ndodhur dhe thekson se Bostoni është qytet i vlerave multikulturore duke qenë se 1/4 e banorëve janë lindur jashtë tij. Peticioni thekson se kryebashkiaku i Bostonit, disa senatorë shtetesh amerikane, udhëheqësit e shoqatave greke, përfaqësues të kishës ortodokse greke duhe të distancohen nga gjuha dhe aktet e demonstruara në paradën e 7 prillit. Gjithashtu, thuhet në peticion, krybashkiaku Uolsh nuk duhet të lejojë që parada të zhvillohet në vitet në vazhdim nëse ka shfaqje të tilla ekstremizmi.
Në peticion listohen edhe 5 shkeljet e bëra nga pjesëmarrësit:
-Shfaqje dhe parrulla ekstremiste dhe shoviniste që përmbanin shpifje kundër fqinjëve të Greqisë, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë Veriore;
-Parrulla që kërcënonin drejtpërsëdrejti tërësinë territoriale të Shqipërisë duke përdorur termin irredentist "Epiri Verior" për t'iu referuar një zone të Shqipërisë ku grekët dhe shqiptarët kryesisht jetojnë së bashku në harmoni etnike;
-Parrulla që denigronin Marrëveshjen e fundit të Prespës për të ndryshuar emrin e Maqedonisë së Veriut të miratuar më parë këtë vit nga parlamentet e zgjedhur në mënyrë demokratike të Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë Veriore;
-Parrulla që lavdëronin Kostantinos Katsifas, i cili ishte një mbështetës i dhunës së armatosur dhe Partisë Neo-naziste greke të njohur si Agimi i Artë dhe u vra nga policia shqiptare në tetor të vitit të kaluar, pasi hapi zjarr kundër tyre; dhe, çfarë është më tronditëse; dhe
-Shpifje dhe gënjeshtra që i referohen nje "spastrimi etnik dhe gjenocidi të heshtur" shqiptar në sekondën e pesëdhjetë të kësaj video nga Parada e Ditës së Pavarësisë së Greqisë në Boston, gjë që përbën tallje të gjithë njerëzve në këtë botë që kanë vuajtur aktualisht nga këto krime - sidomos kur e vërteta është se mijëra shqiptarë janë vrarë dhe dëbuar nga Greqia ne shekullin e njëzetë.
Peticion për Paradën e Ditës së Pavarësisë së Greqisë në Boston
Kryetarit të Bashkisë z.Martin J. Uolsh
15 Prill, 2019
Ky peticion u përgatit në emër të komunitetit shqiptaro-amerikan të Masaçusetsit
që numëron së paku 70,000 qytetarë në qytetet e Bostonit, Uster dhe rrethinat.
Peticioni sponsorizohet nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane Masaçusets, një organizatë udhëheqëse në diasporën shqiptare dhe një organizatë bamirësie publike dhe organizatë jofitimprurëse që nga viti 2006 sipas Seksionit 501(c)(3) të Kodit të Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme të Shteteve të Bashkuara.
Nëpërmjet të cilit shprehim dënimin tonë për shfaqjet e nacionalizmit ekstrem të manifestuar nga disa pjesëmarrës gjatë Paradës Vjetore të Ditës së Pavarësisë së Greqisë në Boston të dielën më 7 prill dhe organizuar nga Federata e Shoqatave Heleniko-Amerikane të Anglisë së Re
Shqiptarët i njohin mirë festimet e Ditës së Pavarësisë së Greqisë. Për shumë shqiptarë, kjo ditë është gjithashtu një mundësi për të festuar afinitetet midis kombeve shqiptare dhe greke pasi që shumë prej heronjve të luftës greke për Pavarësi flisnin shqip (Arvanitika).
Për fat të keq, një paradë e cila feston një moment aq kritik dhe krenar të kombit dhe historisë greke, përfshiu:
- Shfaqje dhe parrulla ekstremiste dhe shoviniste që përmbanin shpifje kundër fqinjëve të Greqisë, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë Veriore;
- Parrulla që kërcënonin drejtpërsëdrejti tërësinë territoriale të Shqipërisë duke përdorur termin irredentist "Epiri Verior" për t'iu referuar një zone të Shqipërisë ku grekët dhe shqiptarët kryesisht jetojnë së bashku në harmoni etnike;
- Parrulla që denigronin Marrëveshjen e fundit të Prespës për të ndryshuar emrin e Maqedonisë së Veriut të miratuar më parë këtë vit nga parlamentet e zgjedhur në mënyrë demokratike të Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë Veriore;
- Parrulla që lavdëronin Kostantinos Katsifas, i cili ishte një mbështetës i dhunës së armatosur dhe Partisë Neo-naziste greke të njohur si Agimi i Artë dhe u vra nga policia shqiptare në tetor të vitit të kaluar, pasi hapi zjarr kundër tyre; dhe, çfarë është më tronditëse; dhe
- Shpifje dhe gënjeshtra që i referohen nje "spastrimi etnik dhe gjenocidi të heshtur" shqiptar në sekondën e pesëdhjetë të kësaj video nga Parada e Ditës së Pavarësisë së Greqisë në Boston, gjë që përbën tallje të gjithë njerëzve në këtë botë që kanë vuajtur aktualisht nga këto krime - sidomos kur e vërteta është se mijëra shqiptarë janë vrarë dhe dëbuar nga Greqia ne shekullin e njëzetë.
Në Shqipëri, pakicat etnike gëzojnë të gjitha të drejtat e sanksionuara në Konventën e të Drejtave të Njeriut dhe përfaqësohen në të gjitha nivelet e qeverisjes. Papa Françesku e ka quajtur Shqipërinë një model të harmonisë dhe bashkëjetesës fetare. Për më tepër, Minoriteti Grek në Shqipëri numëron 30,000-100,000 nga një popullsi prej 3 milion (që nuk reflekton pastrimin etnik ose genocidin e heshtur siç u tha më lart) dhe ka të paktën 500,000 shqiptarë që jetojnë në Greqi nga një popullsi prej 11 milionë banorësh. Këto numra nënvizojnë rëndësinë e nxitjes së bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë midis popullit grek dhe shqiptar.
Parada e Ditës së Pavarësisë së Greqisë duhet gjithmonë të promovojë dhe të frymëzojë krenarinë kombëtare greke. Sidoqoftë, ajo ka gjithashtu një detyrim për të nxitur ndjenjat e bashkëpunimit dhe dialogut në vend që të keqinformojë njerëzit me mesazhe të intolerancës dhe përbuzjes kolonialiste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Duke promovuar axhendën politike të partisë neonaziste Agimi i Artë, organizatorët e paradës shkaktuan një dëm të madh ndaj komunitetit greko-amerikan dhe qytetit të Bostonit si bujtës i paradës.
Ne besojmë se qyteti i Bostonit duhet të mbështesë parada greke në të njëjtën mënyrë që mbështet shumë festime të krenarisë kombëtare në rrugët në qendër të qytetit të Bostonit. Por ne gjithashtu mendojmë në të ardhmen se kryebashkiaku i Bostonit ka një detyrim për të mbajtur qëndrim dhe për të bojkotuar paradën e Ditës së Pavarësisë së Greqisë nëse ajo do të vazhdojë të përkrahë vlera që janë në kundërshtim me vlerat e një qyteti gjithëpërfshirës si Bostoni.
Jemi të kënaqur që ky peticion na ka dhënë mundësinë për të informuar kryetarin e bashkisë së Bostonit dhe zyrtarë të tjerë të qytetit dhe të shtetit lidhur me disa nga retorikat negative dhe dëmtuese të Paradën e Ditës së Pavarësisë së Greqisë në Boston. Ashtu si Parada e Ditës së Shën Patrikut në Jug të Bostonit u detyrua të ndryshojë për të promovuar më shumë tolerancë dhe përfshirje në komunitetin e madh irlandez të Bostonit, qyteti i Bostonit tani duhet të përdorë fuqinë dhe ndikimin e tij për të bërë të njëjtën gjë në lidhje me Paradën e Ditës së Pavarësisë së Greqisë në Boston. Ne duhet të zgjedhim informimin mbi errësirën, - të ecim përpara së bashku, dhe jo prapa.
Bostoni është shtëpia jonë dhe vendlindja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjithçka që ato përfaqësojnë. Është një qytet me mbi ¼ të banorëve të saj të lindur të huaj që përfshin diversitetin e pasur të identiteteve etnike dhe historinë e saj të emigracionit. Është për këtë arsye që ne të gjithë duhet të sigurojmë që Bostoni të mbetet një vend ku të gjithë ndjehen të mirëpritur. Ne besojmë se sjellja e papërshtatshme e disa anëtarëve të komunitetit grek gjatë paradës nuk përfaqëson këto vlera ose vlerat e shumicës dërrmuese të greko-amerikanëve që nuk morën pjesë në paradën.
Për sa më lart:
- Ftojmë Presidentin e Federatës së Shoqatave Heleniko-Amerikane të Anglisë së Re (Vasilios Kafkas), Mitropolitin Methodios të Mitropolisë ortodokse greke të Bostonit dhe përfaqësues të organizatave të tjera që përfaqësojnë greko-amerikanë në Boston dhe Masaçusets për t'u distancuar publikisht nga ideologjitë nacionaliste që nxisin dhunë dhe shovinizëm;
- Ftojmë Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Boston (Stratos Efthymiou) dhe Komisionerin Europian për Çështjet e Brendshme dhe Shtetësisë së Migracionit në Bashkimin Europian (Dimitris Avramopoulos), i cili ishte Mareshali i Madh i paradës, për të dënuar publikisht shfaqjet fyese kundër fqinjëve ballkanikë të Greqisë, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë Veriore;
- Ftojmë Kryebashkiakun e Bostonit, Marty Uolsh, kryetarin e bashkisë së Louell Uilliam Samaras, Drejtorin e Pergjithshëm të policisë Uilliam G. Gros, senatori shtetëror i Masaçusets, Eduard Kenedy dhe senatori i shtetit Rod Ajland, Leonidas Raptakis, të cilët të gjithë morën pjesë në paradë, për të dënuar gjuhën e ekstremizmit, keqinformimit, urrejtjes dhe fanatizmit të shfaqura gjatë paradës dhe të mos marrin pjesë në paradën e Ditës së Pavarësisë Greke vitin e ardhshëm, nëse mesazhe të tilla do të tolerohen nga komuniteti grek i Bostonit;
- Ftojmë të gjitha grupet dhe anëtarët e komunitetit greko-amerikan që janë kundër fashizmit dhe diskriminimit të bashkohen me ne në dënimin tonë të intolerancës etnike duke nënshkruar këtë peticion; si dhe
- Ftojmë udhëheqjen e komunitetit grek të Bostonit dhe të Shteteve të Bashkuara për një takim në Boston për të diskutuar çështjet tona të përbashkëta dhe ndoshta t'u kërkojmë studentëve grekë e shqiptarë në Masaçusets të organizojnë një ngjarje të tillë së bashku në një nga universitetet e mëdha të Bostonit.
Bashkësitë shqiptare-amerikane dhe greko-amerikane të Bostonit dhe Masaçusetsit duhet të jenë krenarë për historinë dhe përvojat e tyre të përbashkëta në arritjen e ëndrrës amerikane si emigrantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për më shumë se një shekull. Ne gjithashtu duhet të punojmë së bashku për të nxitur tolerancën, respektin e ndërsjelltë dhe bashkëpunimin me një qasje moderne dhe të shekullit të 21-të, dhe të mos jemi të prangosur nga historia e kaluar e kombeve tona përkatëse, nga injoranca dhe intoleranca. Ne qëndrojmë të vendosur për të mbrojtur jo vetëm dinjitetin tonë, por edhe për të mbrojtur bashkëjetesën jetike paqësore dhe respektin e ndërsjelltë të të gjitha komuniteteve në Boston, Shtetet e Bashkuara, Greqi dhe Shqipëri.
Ju faleminderit shumë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38