Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Kavaja shënoi një moment kthese në zhvillimet e krizës politike në Shqipëri dhe i hapi horizont, jo vetëm pikëpamjeve, por edhe zgjidhjeve të reja.
Përpara se të shkohet te efekti që do të ketë Kavaja në ditët vijuese, dhe në mënyrën se si do të pozicionohen aktorët politikë në raport me krizën, pse të mos hedhim sytë në fillim mbi disa shenja që na zbuloi qyteti i vogël.
Shenja e parë ishte deklarimi i kandidatit socialist të Kavajës se tërheqjen nga gara e mori vesh nga media. Klodian Shehi ishte në një 'fiesta elektorale' në stadiumin e Kavajës me të rinjtë e FRESH, kur gazetarët i drejtuan mikrofonin për t'i dhënë lajmin se "Rama e kish tërhequr".
Shenja e dytë ishte tërheqja e dytë, pa një pa dy, edhe e kandidatit të pavarur, të ashtuquajturit të tillë. Gatishmëria e tij për të lënë garën pa u menduar, pa u konsultuar, apo pa bërë sikur, identifikon si fakt dyshimin se ai ishte hedhur në fushë për 'zbukurim'.
Shenja e tretë ishin deklarata e përfaqësive të huaja diplomatike të cilat e përshëndetën aktin e Kryeministrit, duke theksuar se tërheqja i jepte mundësinë palëve të riktheheshin te dialogu.
Shenja që dha ky qytet i vogël duhet t'i shërbejë ambasadorëve për ta projektuar mikroklimën e Kavajës në makroklimën e Shqipërisë. Nëse nuk mund të funksiononte Kavaja nuk ka për të funksionuar as Shqipëria. Shpresa për ta kryer eksperimentin vetëm sa do të vonojë zgjidhjen duke e zgjatur krizën.
Kavaja, duhet thënë, i ktheu edhe ambasadorët në realitet.
Të tria shenjat dekonspirojnë përpjekjet për t'i hedhur tisin e normalitetit një gjendjeje bizare dhe aspak normale. Përfshirja në këtë përpjekje të qeverisë, diplomatëve të huaj dhe një pjese të madhe të medias nuk e nivelonte anomalitetin. Parakosalisht, e bënte të dukej më i thepët.
Shenjat pra, janë paralajmërime të sindromës. E cila shfaqet te vektorët qendërikës, si kandidatët e Kavajës, media dhe diplomatët, por bash te qendra kthehen dhe e gjejnë shpjegimin.
Me qendër, kupto Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në fillim ai duhet përshëndetur ngrohtësisht dhe demokratikisht për aktin e tërheqjes. Shtysat drejt këtij vendimi kanë rëndësinë e tyre, por bëhen të parëndësishme para lartësisë së aktit politik. Thënë këtë, Kryeministrit i duhen kujtuar 'shenjat' për të cilat u fol më lart, që ilustrojnë Kavajën dhe shpjegojnë sindromën.
Rama duhet ta përkthejë Kavajën në gjuhën e duhur: ai ka fituar një shenjë, edhe pse 'ka humbur nderin', ndërkohë të nëpërkëmbur qysh kur mori vendimin që Kuvendin dhe disa prej bashkive t'i 'stoliste' me personazhe problematike.
Tërheqja e tij nga 'Paketa McAllister', duke përdorur një gjuhë amatoreske politike 'se gjërat kanë ndryshuar pasi ka kaluar një javë', është ridimensionuar me tërheqjen nga Kavaja.
Me këtë zero-zero, Kryeministri duhet të ulet sërish me liderin e opozitës dhe të fillojnë diskutimet nga Paketa e lart.
©Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38