Flash News

E-TJERA

Kavaja ‘hedh në erë’ koalicionin PS-LSI, Luan Rama: Nuk marrim pjesë në zgjedhjet e 7 majit

Kavaja ‘hedh në erë’ koalicionin PS-LSI, Luan Rama: Nuk

Zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Kavajës janë kthyer në mollën e sherrit mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, çka pritet të sjellë edhe vendimin për të mos rinovuar marrëveshjen e 1 prillit.

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama ka zyrtarizuar vendimin e partisë së tij për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të Kavajës, duke e lënë PS-në të vetme në këtë proces.

Rama theksoi se LSI nuk është trajtuar si partnere në përzgjedhjen e kandidaturës për Kavajën, që me shumë mundësi do të jetë Silvana Daja, bashkëshortja e ish-kreut të PS në këtë qytet, Gentjan Daja.

“LSI nuk ëështë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjessshme sepse mënyra se si është proceduar për zgjedhjen e kandidaturtës është njëanshme dhe ne nuk jemi trajtuar si partner. Ne kemi qenë kundër edhe kandidatit në zgjedhjet e kaluara (Elvis Rroshi) që u zgjodh më pas kryebashkiak, prandaj e konsiderojmë si çështje të brendshme të PS dhe nuk marrim pjesë në këtë koalicion”, tha Luan Rama para gazetarëve.

Sa i përket qëndrimeve të deputetit Spartak Braho, lidhur me reflektimet për koalicionin PS-LSI, Rama njoftoi distancimin e partisë.

“Është një reflektim i vonuar i zotit Braho, tërësisht i tij, qëndrim nga i cili LSI distancohet, sepse ne nuk e kushtëzojmë partneritetin me PS në varësi të partive që i bashkohen koalicionit”, u shpreh ai.

Luan Rama komentoi edhe deklaratën e sotme të Saimir Tahirit, që paralajmëroi hyrjen në zgjedhje edhe pa LSI: “Nuk mendojm as si PD dhe as si Saimiri, sepse po ti referohemi Saimirit, ai tha se nuk ishte e nevojshme përfshirja e ushtrisë në luftën kundër kanabisit dhe tani qeveria ka reflektuar në favor të këtij propozimi”.

Të fundit