Flash News

KRYESORE

Kavajë/ Tenton të qëllojë një person me sëpatë, arrestohet në flagrancë autori

Kavajë/ Tenton të qëllojë një person me

Një person ka tentuar të qëllojë me sëpatë një 68-vjeçar në konflikt e sipër, por fatmirësisht ka ndërhyrë policia, duke shmangur një tjetër tragjedi në Kavajë, pas ngjarjes së një dite më parë, ku një person u vra dhe një efektiv policie u plagos.

Në pranga përfundoi D. F., 64 vjeç, banues në Golem ka kanosur dhe më pas ka tentuar të godasë me sëpatë shtetasin M. K., 68 vjeç, por është neutralizuar dhe është arrestuar në flagrancë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin:

- D. F., 64 vjeç, banues në Golem, Kavajë.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës sëpatë.

Në Golem, ky shtetas ka kanosur dhe më pas ka tentuar të godasë me sëpatë shtetasin M. K., 68 vjeç, por është neutralizuar dhe është arrestuar në flagrancë, falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Kavajë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës sëpatë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Kansoja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, njofton policia.

Të fundit