Flash News

KRYESORE

Kazakistani ndryshon emrin e kryeqytetit në nderim të presidentit të dorëhequr

Kazakistani ndryshon emrin e kryeqytetit në nderim të presidentit

Kazakistani ka ndryshuar emrin e kryeqytetit nga Astana në Nursultan si shenjë nderimi për liderin në shkuarje, Nursultan Nazarbayev, i cili ka dhënë dorëheqje papritur ditën e martë. Ndryshim është bërë i ditur nga presidenti i ri Kassym-Jomart Tokayev, që është zotuar se do të kërkojë mendimin e paraardhësit të tij për vendime kyçe.

Nazarbayev, 78 vjeçar, ka shërbyer 30 vjet si lider i këtij shteti. Ndërkohë, vajza e tij e madhe është emëruar kryetare e Dhomës së Lartë të parlamentit. Emërimi i Dariga Nazarbayeva në pozitën e dytë më të lartë në këtë shtet ka ngritur pyetje nëse ajo do të jetë pasaardhësja e babait të saj në të ardhmen.

Babai i saj, që është udhëheqës i partisë në pushtet, do të vazhdojë të jetë në krye të Këshillit për Siguri në këtë shtet dhe do të mbajë titullin, Lider i Kombit. Megjithatë, analistët shprehen se ende është shumë herët për të treguar se kush do të garojë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Astana, që nënkupton ‘kryesor’ në gjuhën kazake u bë kryeqytet i Kazakistanit më 1997.

Të fundit