Flash News

KRYESORE

Kazinotë në hotele me 5 yje, por Shqipëria nuk ka asnjë të tillë

Kazinotë në hotele me 5 yje, por Shqipëria nuk ka asnjë

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se në datën 1 janar do pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë elektronike dhe bastet sportive.

Rama bëri të ditur se kazinotë do të lejohen vetëm në hotelet me 5 yje në zonat turistike.

Por, ‘Vizion Plus’, raporton se ndonëse ligji është miratuara vite me parë, deri më sot në vendin tonë nuk ka një hotel të certifikuar me 5 yje. Operatorët turistik prij vitesh kanë kërkuar procesin e klasifikimit të shërbimeve, por deri më tani nuk është zbatuar duke bërë që bizneset ti vendosin yjet sipas dëshirës.

Nuk dihet se së bashku me vendimin për të lejuar kazinotë elektronike në hotelet me pesë yje, qeveria do të bëjë edhe vlerësimin e tyre.

 

Të fundit