Flash News

KRYESORE

“Ke 6 vite në universitet”, studenti i përgjigjet ashpër Ekonomit: Kam punuar 22 orë në ditë, ti se di ç'heqin të rinjtë

“Ke 6 vite në universitet”, studenti i përgjigjet

Isa Myzyraj, student dhe gazetar nga Durrësi është përplasur ashpër me deputeten socialiste Milva Ekonomi në emisionin “Argument” në “Tv Scan”.

Teksa po diskutonin për ligjin e Arsimit tëe Lartë dhe protestën e studentëve, Ekonoi iu drejtua të riut duke i thënë se ka gjashtë vite në universitet.

E ashpër ka qenë përgjigja  e studentit, i cili iu drejtua në lidhjen ‘live” Ekonomit:

“Të lutem do më lejosh të kthej një përgjigje se ka tre herë që ma thotë se kam 6 vite në Universitet. Besoj se është e drejta ime të përgjigjem, nuk është personale. Dua t’i them, zonja Ikonomi, meqenëse ti e di se unë kam 6 vite në Universitet, duhet ta dish mjaft mirë moj zonjë e dashur, që unë jam ky që ka punuar 22 orë në ditë. Duhet ta dish meqenëse më ke ndjekur kaq shumë. Nëse nuk e beson, hajde nesër në Durrës të pimë një kafe bashkë, të shkojmë në të gjitha vendet. Kam punuar 22 orë në ditë dhe ti nuk e din dhe për këtë arsye unë kam bërë 6 vite shkollë. Sepse ti nuk e din se çfarë heq një student jashtë luksit të dyerve tuaja. Nëse ma vërteton qoftë për një ditë të vetme, që unë kam bërë fushatë për Partinë Demokratike, unë ty do të dal të kërkoj falje publikisht. Unë jam ai që ka bërë artikuj në atë portalin tim, që kam akuzuar drejtpërdrejt Partinë Demokratike, për të gjitha krimet që ka bërë në këtë vend dhe e akuzoj prap. Nga vrasjet e deri te shkatërrimi i shoqërisë shqiptare. Unë nuk diskutoj me atë zonjë që më përmend mua 6 vite shkollë, që kam punuar 22 orë”.

Kujtojmë që studentët po bojkotojnë mësimin që prer dhjetorit, si dhe shprehen se nuk do të heqin dorë nga protesta deri në përmbushjen e tetë kërkesave të tyre.

Të fundit