Flash News

KRYESORE

Kë aleat do përzërë Tirana? Kroacia kërkon rolin e Greqisë dhe Italisë në territorin shqiptar

Kë aleat do përzërë Tirana? Kroacia kërkon rolin e

Ndonëse jemi anëtar të NATO-s, ushtrisë shqiptare i mungojnë avionët për të patrulluar hapësirën ajrore dhe ky funksion kryhet aktualisht nga avionët e Italisë dhe Greqisë, dy shtete të konsideruara aleate strategjike.

Por një prej këtyre aleatëve shumë shpejt do i duhet të largohet nga territori ajror i Shqipërisë, nëse qeveria shqiptare pranon kërkesën e ardhur nga Kroacia.

Ministri kroat i Mbrojtjes, Damir Krstičević ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë ku është takuar me homologen Olta Xhaçka dhe zyrtarë të tjerë të lartë.  Krstičević i ka propozuar Xhaçkës që të jetë Kroacia shteti që do të bëjë policimin ajror të hapësirës shqiptare, pasi shteti i tij planifikon të marrë 12 avionë nga Izraeli deri në vitin 2022.

“Jemi të gatshëm dhe ofrojmë mbështetjen tonë që në të ardhmen e afërt të bëjmë policimin ajror të hapësirës shqiptare. 12 avionët që ne do të marrim deri në vitin 2022 nga aleati ynë , Izraeli, do na mundësojnë ne që të rrisim kapacitetin tonë për misione të tilla” u shpreh Krstičević.

Hyrja e mundshme e Kroacisë në territorin shqiptar do të thotë që Greqia ose Italia duhet të largohen nga misioni që kanë kryer deri më tani.

Sa i përket takimit të Xhaçkës me Krstičević, palët kanë rënë dakord për të thelluar bashkëpunimin ushtarak si garanci për stabilitetin e rajonit.

Të fundit