Flash News

KRYESORE

Me kë bashkëpunojnë shqiptarët; “Clan del Golfo” banda kriminale kolumbiane me 3 mijë anëtarë

Me kë bashkëpunojnë shqiptarët; “Clan del Golfo”

Ministri kolumbian i Mbrojtjes, Luis Carlos Villegas,  deklaroi sot se sasia e konsiderueshme e kokainës e kapur në Shqipëri i përkiste organizatës kriminale kolumbiane “Clan del Golfo”.

“Clan del Golfo” është organizata kriminale më e madhe në Kolumbi, kështu shkruan “El Pais”. Me këtë grup trafikantësh kanë bashkëpunuar shqiptarët për trafikimin e 613 kilogramëve drogë nga Kolumbia për në Shqipëri.

Në një artikull të “El Pais” në dhjetor të 2017-s thuhej se sipas autoriteteve, kjo organizatë ka 3.000 anëtarë, përfshirë anëtarët e përhershëm dhe bashkëpunëtorët, shkruan Politiko.al.  Si lider i organizatës “Clan del Golfo” është i njohur Dario Antonio Usuga.

Ministri kolumbian i Mbrojtjes deklaroi sot se organizata “Clan del Golfo” ka kontakte në disa porte të Europës ku dërgon ngarkesa droge. Ai tha se kjo organizatë ka prej vitit  2014 ka humbur rreth 6 miliardë dollarë.

Veprat e bandës kriminale:

 1 janar 2012 themeluesi i grupit Juan de Dios Usuga u vra nga forcat e armatosura kolumbiane gjatë një aksioni. “Clan del Golfo” shpalli një “grevë të armatosur”, me një kundërvënie të dhunshme ndaj forcave të policisë dhe me shpërndarjen e fletushkave ku theksonin kontrollin e tyre ndaj territorit, duke shkaktuar një mbyllje e veprimtarive tregtare dhe të pezullimit të transporteve publike për 48 orë.

Në dhjetorin e 2011-s Clan del Golfo nënshkroi një kontratë prej 3.2 milionë dollarësh me rivalët e Rastrojos për të kontrolluar disa miniera të paligjshme në rajonin e Antioquia-s, duke nënshkruar një vit më pas një pakt mos-sulmimi me vetë Rastrojos dhe Paisas, tjetër grup rival me të cilin ishin përplasur me armë më parë.

Në maj të 2013 Departamenti i Thesarit në SHBA e vendosi 'Clan del Golfo' në listën e organizatave të narkotrafikut ndërkombëtar.

Mes fundit të 2014-s dhe fillimit të 2015-s janë arrestuar disa liderë të Clan del Golfo-s, në kuadër të një operacioni të qeverisë kolumbiane me qëllim dobësimin dhe mposhtjen përfundimtare të organizatës.

Mediat e huaja shkruajnë se në 2015-n, 'Clan del Golfo' u shpreh i gatshëm të negocionte një proces paqeje me qeverinë kolumbiane, ndoshta në përpjekje për të marrë pjesë në bisedimet që po zhvillohen mes kësaj të fundit dhe FARC-ut. /Politiko.al/ 

Të fundit