“Ke hyrë me forcë në një spital covid”, gazetari i përgjigjet Ramës me fake: Ke thënë dy të pavërteta

Dje, kryeministri Edi Rama akuzoi drejtpërdrejtë gazetarin e ‘news 24’, Erjon Skëndaj se ka tentuar të hyjë me forcë në një spital covid, teksa i referohej rastit të spitalit të Elbasanit, i cili zyrtarisht nuk njihet si i tillë, veç atij Infektiv dhe spitalit ‘Shefqet Ndroqi’.

Por, për çfarë e ka patur fjalën kryeministri konkretisht? Gazetari risjell edhe një herë në vëmendje kronikën e zhvilluar në 12 maj pranë spitalit të Elbasanit ku u transferuan për 6 javë të sëmurët kronikë që mbetën pa një spital të specializuar pas mbylljes së sanatoriumit dhe kthimit të tij në spital Covid 2. Skëndaj insistonte të filmonte kushtet brenda spitalit, por është refuzuar.

Sipas gazetarit, kryeministri ka thënë dje dy të pavërteta të dukshme.

“Miqtë e mi sot kryeministri Edi Rama ne takimin me gazetarët ku mirrja pjesë dhe unë më ka akuzuar live se paskam tentuar të hyjë me forcë në një spital covid ku i referohet spitalit të Elbasanit. Por mjafton të shihni kronikën do kuptoni se si në një fjali të vetme kryeministri ka thëne dy të pavërteta të dukshme. E para “Që spitali i Elbasanit sipas Ramës është Covid”, (fake neës), dhe e dyta “se unë kam shkelur ligjin e karantinës duke ushtruar forcë për t’u futur në spitalin rajonal të Elbasanit, (fake neës nr 2).
Ju lutem jipni komentin tuaj nëse ka patur ndonjë tentativë sado të vogël nga unë që të përligje akuzën e kryeministrit?”, shkruan gazetari.

Lexo edhe: E zuri ngushtë me pyetjen, Rama ‘kapet’ me gazetarin: Tentuat të hyni me forcë në spitalin covid, kam një sugjerim miqësor për ty