Flash News

KRYESORE

KE i dorëzon raportin Haradinajt. Kritika për numrin e madh të zv/ministrave

KE i dorëzon raportin Haradinajt. Kritika për numrin e madh të

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur shefen e Zyrës së BE-së, në Kosovë, Nataliya Apostolova, nga e cila ka marrë raportin e Komisioni Evropian për vitin 2019 për Kosovën. Përkundër insistimit të Bashkimit Euripian për taksën ndaj produkteve serbe, Haradinaj nuk pranon ta heqë atë.

"Së bashku me ministren Dhurata Hoxha e pranuam raportin për vitin 2019. Në javën që vjen kemi rënë dakord me ministren për ta ftuar Këshillin Ndërministror për Integrime Evropian për ta analizuar raportin. Është raport me të nxjerra të përziera, ka kritika edhe për taksën. Ne mendojmë qe është koha që të deklarohet edhe Serbia edhe Kosova nëse jemi të gatshëm për një marrëveshje. Nëse nuk ka marrëveshje, vazhdon gjendja ekzistuese", ka thënë ai.

Shefja e BE-së në Prishtinë, para Haradinaj ka përmendur edhe numrin e madh të ministrave dhe zëvendësministrave. "Kur bisedojmë për Kosovën, atëherë raporti jep një reflektim të qartë se ku Kosova gjendet në implementimin e reformave. Duke u bërë anëtare e BE të thotë se çdo shtet duhet te bëjë reforma. Ne kemi bërë analizat në sektorë të ndryshme. Mund të themi se Kosova ka bërë progres në disa fusha të caktuara, disa prej tyre kanë të bëjnë me qeverisjen. Mirëpo ekzistojnë edhe fusha ku Kosova duhet të beje përmirësime. Ne kemi një Qeveri shumë të madhe me numër të madh të ministrave dhe zëvendësministrave", ka sqaruar ajo.

Të fundit