Flash News

KRYESORE

KE-ja këshillon qeverinë shqiptare që të përmirësojë paketën anti-shpifje

KE-ja këshillon qeverinë shqiptare që të

Komisioni Evropian udhëzon qeverinë shqiptare që të rishikojë paketën anti-shpifje, e të bëjë përmirësime duke marrë parasysh të gjitha rekomandimet e dhëna. Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero, tha se ekzekutivi evropian konsideron se kthimi mbrapsht i “paketës anti-shpifje” nga Presidenti i Republikës Ilir Meta në Kuvendin e Shqipërisë, është një mundësi për qeverinë shqiptare, që të pranojë rekomandimet e KE-së.

“Ne e kemi bërë të qartë se Bashkimi Evropian mbështet rekomandimet e Këshillit të Evropës në rastin e ligjit të medias në Shqipëri. Ne pranojmë se shqetësimet dhe rekomandimet përkatëse janë sërish të vlefshme dhe ato duhen adresuar sërish. Faktin që presidenti i Shqipërisë ka kthyer ligjin në parlament e shohim si një mundësi për t’i pranuar ato. Ne shpresojmë që kjo të realizohet”, ishte përgjigja e saj për Abc news.

Pyetjes nëse KE-ja mbështet vetërregullimin e medias, institucioni u përgjigj: “Absolutisht që ne e mbështesim këtë. Ne mbështesim disa rekomandime të Këshillit të Evropës, jo vetëm për promovimin e vetëregullimit. Por ne e mbështesim qëllimin për ta kufizuar qëllimin e rregullimit vetëm për serviset e mediave audiovizive online, trajtimin gjyqësor të pavarur të ankesave lidhur me mediat, forcimin për transparencën e pronësisë së mediave në vend. Pra, ne mbështesim të gjitha rekomandimet e Këshillit të Europës. Ato janë në përputhje me pritshmërinë tonë, që duhet ndjekur nga një vend aspirant”.

Të fundit