Flash News

KRYESORE

“Ke kaluar pritshmëritë e mia”, çfarë i tha partneri ish-kandidat i PD-së, modeles shqiptare pas suksesit në ekran

“Ke kaluar pritshmëritë e mia”, çfarë i tha

Modelja shqiptare Fioralba Dizdari prej disa javësh prezanton motin në ABC News. Pak kohë më parë, Fioralba u kthye nga SHBA për t’u zhvendosur përfundimisht në Shqipëri ku edhe aspiron të jetë një imazh i dashur i ekranit.

Fioralba e ka nisur karrierën si modele, por kamera për të, ndryshe nga fotografia, ka një emocion tjetër. Siç tregoi dje në emisionin “Rudina”, në provat e para rrinte si e ngrirë, gati si robot që fliste. Por me kalimin e kohës u mësua dhe tashmë, ka fituar edhe më shumë siguri: “Mbaj mend provën e parë që kam bërë. Më dhanë një tekst dhe kur dola, nuk lëviza fare, as duart, asgjë, vetëm dhashë tekstin. Më thanë që duhet të më shihnin nëse dal bukur në kamera. Më pas, bëra një audicion tjetër që ishte në përmirësim. Vijova edhe me dy audicione të tjera dhe më pas më morën. Nga dita e parë ka një lloj evoluimi, ka ndryshim. Pjesa e tekstit ka qenë e vështirë, sepse jemi pa prompter” – tha Fioralba për fillimet në rubrikën e motit.

Ish i dashuri i saj, Enri Ceno, ish-kandidati për deputet të Partisë Demokratike, e ka mbështetur shumë në këtë fushë të re: “Po, më ka mbështetur shumë. Je shumë, shumë mirë. Ke kaluar parashikimet e mia dhe ato të motit në Shqipëri”, - i ka thënë Enri pas daljeve të para që Fiori provoi në ekran.

Të fundit