Flash News

KRYESORE

KE kritikon Edi Ramën: Nuk po reflekton ndaj dështimeve, por po përkeqëson situatën

KE kritikon Edi Ramën: Nuk po reflekton ndaj dështimeve, por po

Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë ka publikuar një shkrim në faqen e saj zyrtare, duke analizuar situatën në vendet e Ballaknit Perëndimor, ku ndër të tjera është ndalur dhe te Shqipëria dhe kryeministri Rama.

Në të thuhet se trafiku i drogës dhe pastrimi i parave po lulëzojnë në këtë ambient dhe se Rama nuk po u përgjigjet këtyre dështimeve, por e ka përkeqësuar edhe më keq situatën.

 "Shqipëria ka përçarje të madhe politike, ku politikat dhe marrëdhëniet klanore ndërthuren në rrjetën e hakmarrjes dhe korrupsioni.  Trafiku i drogës dhe pastrimi i parave lulëzojnë në këtë ambient. Në vend që ti përgjigjen këtyre dështimeve qeveritare, Edi Rama, kryeministri shqiptar, kohët e fundit i ka përkeqësuar edhe më tepër, duke ngritur spektrin e Shqipërisë së Madhe, duke ushqyer frikën e separatizmit në Maqedoninë fqinje",- thuhet në shkrimin e Këshillit Europian 

Të fundit