Flash News

KRYESORE

KE letër Agaçit për Teatrin Kombëtar: Të amendohet ligji, rihapni garën me të tjerë kontraktues

Komisioni Evropian ka komentuar një nga debate më të ‘nxehta’ aktuale të politikës shqiptare, ligjin për Teatrin Kombëtar.

Përmes një letre të hapur, dërguar sekretarit të përgjithshëm të kryeministrit, Edi Rama, Engjëll Agaçi, KE kërkon që ligji të rishitet edhe një herë dhe në garë të hyjnë të tjerë kontraktues.

“Të sigurohet një thirrje e hapur për ndërtimin e teatrit. Duam transparencë në selektirmin e kontraktuesit. Artikulli 74(3) i MSA-së i referohet dhënies së aksesit të barabartë kompanive private që duan të lidhin kontrata, duke u bazuar në Ligjin Shqiptar mbi Prokurimet Publike dhe jo mbi acquis-të e Bashkimit Europian.

Ndonëse, në këtë pikë nuk vërejmë asnjë shkelje të MSA-së, Komisioni Europian mirëpret vullnetin e autoriteteve Shqiptare për ta amenduar Ligjin Special, me qëllim hapjen e garës për projektin e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që çdo kompani private të mund të aplikojë një propozim për projektin”, thuhet të letrën e Komisionit Europian”, shkruhet ndër të tjera në letër.

Të fundit