Flash News

KRYESORE

‘Ke më shumë shanse nëse hiqesh si viktimë e dhunës për shkak të orientimit seksual’, regjisori ironizon Laert Vasilin pas sherrit me aktorët e Teatrit

Regjisori Kastriot Cipi ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me konfliktin e aktorit Laert Vasili me aktorët që janë pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Çipi shkruan se Vasili hiqet sikur është dhunuar fizikisht dhe më tej me ironi i këshillon Vasilit të hiqet si viktimë e dhunës për shkak të orientimit seksual, pasi sipas tij mund të mbrohet edhe nga ndërkombëtarët.

Postimi i Kastriot Çipit:

Idea nuk ishte e keqe. Fundja, dikush, që pas rrahjes është bërë ministër, mund të ketë aq mirëkuptim, sa të të bëjë drejtor teatri në Durrës.

Por realizimi le shumë për të dëshiruar… Proteza ortopedike përdoret për thyerje qafe, jo për ngulje thonjsh…

Dëgjo këshillën time: ke më shumë shanse nëse hiqesh si viktimë e dhunës për shkak të orientimit seksual. Të mbrojnë edhe ndërkombëtarët.

 

Të fundit