Flash News

KRYESORE

“Ke ndonjë shans për provimet?”, maturanti ironizon Ramën: Presim nga FRESSH-i

“Ke ndonjë shans për provimet?”, maturanti ironizon

Gjatë një takimi me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe me të rinjtë e FRESSH, kryeministri Edi Rama ka shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve me batutat e shkëmbyera me dy gjimnazistë.

Gjatë bisedës plot humor, kryeministri i pyeti se si kanë ndër mend t’i marrin provimet, por “iu zhduk buzëqeshja” kur njëri prej nxënësve pranoi se presin t’i ndihmojë FRESSH-i.

Rama e pyet gjimnazistin për shkollën dhe ai i përgjigjet se është maturant në shkollën “Ismail Qemali”.

“Ke ndonjë shans, apo…”, shton kryeministri.

“Se di, presim nga FRESSH-i”, përgjigjet me sinqeritet gjimnazisti.

Për të kaluar këtë situatë të sikletshme, Rama shton se ka edhe kështu, të paktën ky i bie drejt.

Të fundit