All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

"Ke ngatërruar krevatin me skenën", këngëtarja rihap debatin me Tayna-n

All - Paragraf - 1

Pak kohë më parë, u përfol shumë për konfliktin mes Tayna-s dhe këngëtares Arta Memedi, debat i cili me kërkesë të menaxherëve të Taynës postimet kundër njëra-tjetrës u fshinë nga profilet përkatëse në Instagram, dhe situata duket se vazhdoi e qetë.

All - Paragraf - 3

Por ditën e djesshme, zënka mes vajzave është kthyer sërish dhe këtë herë, akoma më e ashpër. Tayna publikoi këngën e re “Pow Pow”, teksti i të cilës është interpretuar si një “diss” ndaj këngëtareve të tjera dhe mesa duket, e prekur nga kjo është ndjerë edhe Arta e cila menjëherë ka publikuar disa shkrime në Instastory.

Ajo e ka nisur postimin me fjalinë "ke ngatërruar krevatin me skenën", duke vijuar më pas me akuza që Tayna ka blerë ndjekësit dhe klikimet.

Ajo ka vazhduar edhe me disa shkrime më tej, duke treguar se duke qenë se ka qenë pjesë e label-it të saj më parë i di shumë mirë si kanë funksionuar gjërat që Tayna të dilte në skenë. Madje ajo ka publikuar dhe disa 'screenshot' të bisedave të labelit, ku ajo i akuzon se e kanë marrë falas faqen me aq shumë ndjekës nga një fans i saj. Ajo ka vazhduar duke i akuzuar se i kanë marrë kanalin në 'youtub' të këngëtarit Elinel dhe e kanë shfrytëzuar atë, njësoj siç kanë bërë dhe me ortakun e tyre duke i dërguar fatura false.

Pavarësisht se këto janë akuza shumë serioze, nuk ka pasur asnjë reagim as nga Tayna dhe as nga menaxherët e saj.

Të fundit