Flash News

KRYESORE

KE rekomandim pozitiv për Shqipërinë, Pollo: Shpresoj të jetë "e treta e vërteta"

KE rekomandim pozitiv për Shqipërinë, Pollo: Shpresoj të

Ish-deputeti demokrat, Genc Pollo shprehet se për tre herë Komisioni Europian ka dhënë rekomandim pozitiv për Shqipërinë, ndërsa shpreson që këtë herë BE t'i përgjigjet rekomandimit me një vendim pozitiv.

“Për herë të tretë Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë. Shpresoj të jetë "e treta e vërteta" dhe BE t'i përgjigjet rekomandimit me një vendim pozitiv. Procesi i negociatave mund të jetë një ndihmë e vyer për të kapërcyer situatën tejet të rënduar me kapjen e shtetit, me mpleksjen  e qeveritarëve me krimin e organizuat dhe me korrupsionin e nivelit të lartë.  Mund të jetë i tillë nëse duan të shohin realitetin dhe jo vetëm tekstet e printuara dhe nëse duan t'i thonë gjërat siç janë”, shkruan Pollo.

Më tej, politikani shton se nëse në pesë vitet e shkuara nuk do të kishte fiksim tek stabiliteti rajonal i garantuar nga "të fortët" apo tek një reformë e vetme e komplekse por tek të pesta prioritetet e tek kriteret e Kopenhagenit, si dhe presioni e kritika konstruktive do të kishte qenë pak a shumë në nivelet e deri 2013, atëhere kjo do të kishte qenë një ndihmë e vyer për Shqipërinë europiane dhe situata nuk do të ishte përkeqsuar kaq shumë.

Të fundit