Flash News

KRYESORE

KE rekomandoi çeljen e negociatave me Shqipërinë, reagon Bushati: ‘Topi’ në portën e vendeve anëtare të BE

Komisioni Evropian i ka rekomanduar sërish Këshillit Evropian që të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati, përmes një mesazhi në Twitter, duke komentuar vendimin, shkruan se drama e negociatave duhet të zgjidhet.

Sipas Bushatit ky vendim i KE vjen sërish në dritën e progresit të arritur dhe rezultateve të prekshme në sundimin e ligjit, por sërish vendimi mbetet në dorën e

“Në dritën e progresit të rëndësishëm të arritur dhe rezultateve të prekshme në fushat kryesore që lidhen me sundimin e ligjit Komisioni Europian konfirmon për herë të tretë (18 ‘, 19,‘ 20) hapjen e bisedimeve të pranimit me #Albania. Topi është përsëri në portën e vendeve anëtarë të BE për të zhbllokuar dramën e pranimit ’!”- tha Bushati.

Të fundit