Flash News

KRYESORE

KE ‘rrëzon’ kërkesën e Holandës, nuk hiqen vizat me Shqipërinë

KE ‘rrëzon’ kërkesën e Holandës, nuk hiqen vizat

Komisioni Europian ka rrëzuar kërkesën zyrtare të Holandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë.

Mësohet se KE nuk e ka pranuar kërkesën e qeverisë holandeze, të dorëzuar më 31 maj të këtij viti, pas një votimi dhe kërkese të Parlamentit.

Sipas KE, rrethanat për pezullimin e vizave nuk plotësohen, ndërsa sqaron se do të vijojë monitorimin nga afër të Shqipërisë për standardet e liberalizmin të vizave.

Kujtojmë se një muaj më parë, një letër e Robert de Groot, Përfaqësues i Përhershëm i Mbretërisë së Holandës pranë BE, drejtuar Komisionerit Avramopulos,  theksonte se kriminaliteti shqiptar si edhe numri i atyre që kërkojnë azil dhe që po përdorin Holandën si trampolinë për të shkuar në Britaninë e Madhe, është rritur.

Kjo e ka detyruar Parlamentin holandez ta konsiderojë si kërcënim të sigurisë së brendshme duke votuar një rezolutë të posaçme dhe duke i kërkuar qeverisë që të nisë një kërkesë Brukselit ku kërkohet rikthimi i vizave për Shqipërinë.

Të fundit