Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
KE: Shqipëria shton financimet për PPP-të, i ul për arsimin dhe shëndetësinë; Mos rrisni taksat!
Komisioni Europian ka publikuar vlerësimin e tij për programin e pestë të reformave ekonomike (ERP) që mbulon periudhën 2019-2021, i hartuar nga qeveria shqiptare.
Në komentet e tij, Komisioni Europian e vë theksin te niveli i lartë i borxhit publik, mbledhjen e taksave nën potencial, nivelin e ulët të konkurrueshmërisë, papunësinë e lartë tek të rinjtë, cilësinë e ulët të edukimit, mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar etj, mungesën e vlerësimit të rrezikut për pagesat që duhen bërë për projektet e partneritetit publik privat (PPP) etj.
Komisioni konstaton se ndonëse investimet e Shqipërisë në arsim dhe shëndetësi kanë qenë nën mesataren e rajonit, ato parashikohet të ulen më tej. Në të kundërt, rritja e projekteve me partneritet publik privat sjell rreziqe kyçe që minojnë planet për reduktimin e deficitit.
Komisioni i referohet shifrave të FMN-së, sipas të cilës PPP-të kanë arritur një vlerë prej 31% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) dhe pritet të shtohen edhe me 15% të PBB-së në 2019-n. Kjo rritje e PPP-ve nuk po shoqërohet me shtim të stafit që do të ishte në gjendje të monitoronte dhe vlerësonte këto kontrata dhe projekte komplekse. Kjo nënkupton që detyrimet financiare publike të lidhura me PPP-të nuk po adresohen si duhet dhe nuk po regjistrohen nga ana statistikore.
Raporti e kritikon Shqipërinë dhe për informalitetin e lartë dhe nivelin e ulët të të ardhurave publike, që qeveria nuk ka marrë angazhim ti rrisë, megjithëse janë nën potencial, teksa rekomandon që vendi nuk ka nevojë të rrisë taksat, por të shfrytëzojë hapësirën që ka nga evazioni fiskal.
Borxhi publik është ende i lartë, thekson raporti i KE dhe nevojat e mëdha financiare po peshojnë në qëndrueshmërinë e borxhit; mbledhja e taksave është gjithashtu nën potencial. Reduktimi i planifikuar i borxhit varet ndjeshëm nga rritja e lartë ekonomike deri në fund të periudhës së programit. Avancimi i konsolidimit fiskal mund të lehtësojë rrezikun e mos arritjes së objektivit të reduktimit të borxhit në rast se vendi do të përballet me një rritje më të ulët në vitet në vijim. Niveli i lartë i punës së padeklaruar dhe evazionit fiskal siguron hapësirë të mjaftueshme për rritjen e të ardhurave tatimore pa rritur normat e taksave. Detyrimet e papaguara dhe detyrimet e paparashikuara dëmtojnë kredibilitetin e pozicionit të borxhit publik.
Financat publike të Shqipërisë vazhdojnë të vuajnë nga nivele relativisht të ulëta të grumbullimit të taksave dhe nivele të larta të informalitetit, thekson raporti. Megjithëse është bërë përparim i dukshëm në mbledhjen dhe administrimin e taksave, të ardhurat nga taksat si përqindje e PBB-së mbeten nën mesataren rajonale dhe sistemi i sigurimeve shoqërore vuan nga një deficit i madh. Mobilizimi i ulët i të ardhurave është kryesisht për shkak të madhësisë së lartë të informalitetit por edhe në ekonominë formale (p.sh. duke përdorur çmime më të ulëta ose paga për efekt të deklaratave tatimore). Evazioni i TVSH vlerësohet të jetë 30-40% e TVSH-së potenciale, dhe rreth 30% e punësimit vlerësohet të mbetet e padeklaruar. Për më tepër, përjashtimet e fundit nga taksat për nxitjen e investimeve minojnë më tej mbledhjen e të ardhurave dhe nxisin mashtrimin tatimor, sepse ato komplikojnë sistemin e taksave dhe e bëjnë atë më pak transparent.
Investimi i Shqipërisë në arsim dhe shëndetësi ka qenë nën mesataren rajonale dhe programi ekonomik i qeverisë planifikon të ulë edhe më tej pjesën e shpërndarjes së buxhetit në arsim dhe shëndetësi. Rritjet e planifikuara për investime publike duhet gjithashtu të përdoren për financimin e arsimit, shëndetësisë dhe kërkimit, dhe ky investim duhet të jetë më efikas dhe më efektiv. Qeveria ka në plan të ulë akoma fondet tashmë të ulëta në arsim (që do të bien nga 2.5% në 2.2% të PBB), shëndetësi (e cila do të bjerë nga 3.0% në 2.7% të PBB) dhe mbrojtje sociale (që do të bien nga 9.0 % në 8.6% të PBB-së) gjatë periudhës së programit. Këto plane alokimi nuk ndihmojnë për të trajtuar ikjen e trurit dhe mungesat e fuqisë punëtore të kualifikuar. As ata nuk ndihmojnë për të inkurajuar konvergjencën ndaj standardeve evropiane në këto fusha, thuhet në raport.
Komisioni vlerëson se qeveria është optimiste për rritjen e investimeve dhe eksporteve, pasi nuk merret në thellësi me pritshmëritë ekonomike të Italisë, partnerit kryesor dhe presupozon që çmimet e naftës do jenë të larta, ndërsa dhe kredia e bankave pritet të jetë e ngadalësuar, pasi ato janë në proces ristrukturimi.
Komisioni thotë se qeveria në programin e saj supozon rritje të investimeve, por nuk adreson kushtet e nevojshme për rritjen e investimeve private ose për përmirësimin e eficiencës së investimeve publike. Investimet private në Shqipëri pengohen nga mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe cilësia e ulët e shërbimeve publike të arritshme për sipërmarrësit. Sipërmarrësve gjithashtu u mungojnë edhe njohuritë produktive dhe sipërmarrëse, njohuritë dhe qasja në financa.
Sfida të tjera me të cilat përballet Shqipëria, sipas Komisionit janë:
-Konkurrueshmëria e Shqipërisë vazhdon të pengohet nga mungesa e efikasitetit në sektorin e energjisë, duke përfshirë sigurimin e pamjaftueshëm të furnizimit.
-Sektori i turizmit në Shqipëri ka një potencial të madh, por është i pazhvilluar.
-Papunësia dhe inaktiviteti i lartë i të rinjve, punësimi i ulët i femrave, përqindja e lartë e punësimit joformal dhe të pambrojtur, shërbimet e pamjaftueshme të kujdesit social dhe cilësia e ulët e arsimit janë gjithashtu pengesa kryesore. Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38